top of page

E ardhmja ime

  • Anduena Aliu
  • Feb 27, 2016
  • 2 min read

Jetojmë në frymën e mundimit,në një botë ku gjen streh përditshmëria e vështirë,në atë botë ku njeriu është në luftë të përhershme për të arritur qëllimet e veta.Ndërtojmë një pasqyrë të qarë e të rënuar nga marrëzitë,ligësit,padrejtësitë që na shkaktohen dhe rruga për të qenë pranë të bukurës dhe fatit është të jet e rëndë dhe e mundimshme. -Qëndrojmë në një labirint krejtsisht të humbur,ku mbretëron një varg mundimesh të shumta,në një labirint ku kaplon busulla e poleve të shumta të sfidave të vështira jetesore. Dëshirat e njeriut janë një oqean i pafund,por mundësitë janë shpeshherë shumë të vogla,minimale për ti plotësuar ,mirëpo shpresa,vullneti janë një lehtësim dhe nxitje për të gjetur zgjidhjen deri tek realizmi i tyre. Njeriu lufton të tashmen dhe përballet me të,për të siguruar një pjesë të së ardhmes,ngase çdo veprim i yni është edhe si shkak-pasojë e ndërtimit të ardhmërisë. Kulmi i ardhmërisë së shëndoshë qëndron në mësimin,punën,përkushtimin e të sotmes,andaj çdoherë duhet munduar të gjejmë përkrahjen në këto dy veçori të rëndësishme që shënojmë bazën e mençurisë dhe sukseseve të mëtutjeshme. Unë si një nxënëse,jam në një kohë kur tashmë nga unë varet e ardhmja ime,gjendem në frontin e botës ku kaloj fazën e fëmijërisë dhe rrugëtoj për në moshën e pjekurisë dhe mbarimit të shkollës së mesme më përcjell në radhët e fakultetit,studimeve,mësimeve të reja etj... Të ardhmen time do ta shikoja si një hapje të derës së juridikut,si një juriste e së ardhmes e ndërtuar dhe e përkushtuar nga e vërteta,nga realiteti e nga drejtsia. Më pëlqen ky profesion,më inkurajon idea që të jem pjesë e drejtësis dhe shpresoj që fati të më përcjell dhe të më shpie në këtë drejtim.Shpesh herë mendoj:"A thua ia vlen të jem juriste dhe pjesë e drejtësis,ku ndoshta drejtësia nuk ekziston fare...nuk është pjesë e jona?!"Por nga ana tjetër e vërej se dëshira dhe shpresa janë mbi të gjitha dhe e zhdukin këtë mendim andaj do luftoj për një botë tjetër nga kjo që po e jetojmë,plot e përplot marrëzi e shumë pak bardhësi të njoma,botë e gënjeshtrës,ashpërsisë,mashtrimit,përbuzjes,nënçmimit,por edhe tradhëtis,manipulimit e interesit. Kam qenë e rrethuar me disa njerëz që nga unë kanë kërkuar të mirën,vetëm për të ma kthyer me të keq.Këta njerëz e fituan besimin tim,mirëpo më falën vetëm zhgënjimin dhe faji edhe pse është jetim ai prap më mbeti mua!Ata u paraqitën si lule në mes të pranverës por në fund më dolën si një gjilpërë që shpuan majat e mirësis dhe butësis. Mirëpo,më gëzon fakti që me kohë arrita t'ua largoj maskat nga fytyra dhe t'ua shemb dyftyrësinë,ngase përderisa unë jam e drejtë,dua që edhe të tjerët të jenë me mua dhe të mbijeton drejtësia. Dhe kjo më ka penguar shumë, por nga ana tjetër edhe më ka bërë më të fortë dhe indiferente ndaj këtyre padrejtësive të shkaktuara nga ata,që nuk i pranojnë njerëzit ashtu siç i ka falur Zoti por bëjnë kritikë edhe aty ku s'është e lejuar të kritikohet,andaj shpresoj që të kem fat,dhe të studioj këtë lëmi për të bindur veten se ekziston drejtësia edhe pse shumica e përbuzin dhe për t'i bindur edhe të tjerët që të jetojmë me të vërtetën sado që ju duket se ajo s'merr frymë pavarsisht edhe nga fakti që janë të zhgënjyer nga jeta misterioze.


 
 
 

Comments


Featured Posts
Check back soon
Once posts are published, you’ll see them here.
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square

2016 Grupi letrar i shkollës së mesme Arseni Jovkov

bottom of page