top of page

Shpirti i njeriut duhet të njohë dashurinë.

  • Ajnur Fazliu
  • Oct 18, 2016
  • 2 min read

E pakuptimtë dhe e pavlerë është një jetë pa dashuri, ajo nuk është gjë që blihet me para e as paguhet sikur vlera e një malli. Ajo futet në jetë si një erë, ngadalë... Por ndonjëherë vjen urrejtja si stuhi dhe i rri afër dashurisë. Nuk mund të zëvendësoj atë por mundohet ta sfidoj, sikur i verbëri kur sheh botën për herë të parë ashtu edhe ne shohim dashurinë.

Jemi të formuar në një formë të përkryer, ku rolin kryesor e luan shpirti. Shpirti i njeriut njeh urrejtje, dhimbje, trishtim por ndonjëherë verbohet e nuk mund ta sheh dashurinë.

Më jep motiv fjala dashuri, sepse çdo herë që gjendem brenda kësaj teme shoh qiellin. Sepse gjërat që nuk mund ti ndaja me njerëz i ndaja me atë, ishte frymëzim për jetën time, aq më pak më jepte buzëqeshje shkëlqimi i saj.

Të jem e sinqertë është e vësht

irë se si një adoleshente nuk jam në gjendje ti përkufizoj ndjenjat e përziera. Jam e vetmuar në shpirt saqë edhe një person i panjohur zë vend në shpirtin tim, sepse nuk ka njeri që nuk njeh dashurinë, të paktën janë ato që kuptojnë. Ishte i panjohur në jetën time përderisa nuk e ndeja, përderisa nuk mendoja të shëtis në dallgët e tij, përderisa rrija dhe prisja që ajo të funksionoj ishte gjë e kotë. Nuk kishte thënë kotë “nëse nuk e provon, si do mund ta gjesh kënaqësinë?” Prandaj u lodha aq shumë saqë durimi më sfidoi dhe u pajtova me faktin se jeta nuk më ofroi dashuri, kështu që mendova ti shpall luftë jetës. Isha e verbër dhe mundohesha ta fshija të vërtetën nga vetja ime, sepse dashuria ekzistonte, por un nuk ja mundësoja ta përfill atë.

Shpirti duhet të njoh dashurinë, por jo edhe aq sa dashuria të ja humb rrugët e jetës.


 
 
 

Comments


Featured Posts
Check back soon
Once posts are published, you’ll see them here.
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square

2016 Grupi letrar i shkollës së mesme Arseni Jovkov

bottom of page