Familja
- Albana Bajrami
- Sep 30, 2016
- 1 min read

Shoqëria e llojllojshme,institucionet,rrugët,pasuria,vendet e ndryshme,shtëpi e madhe apo e vogël e shumë gjëra të tjera vallë a mund të ta japin ngrohtësinë që ta jep familja?! Këtë pyetje nëse e mendoni dhe e analizoni mirë besoj se do të ndaleni dhe të kujtoni shumë momente nga jeta juaj,dhe jam shumë e sigurt se asnjë gjë në këtë botë nuk është më e shtrenjtë e më me vlerë se familja.Nuk ka asnjë vend më të sigurt se ajo,aty mund ta gjesh rehatin gjithashtu dhe qetësinë shpirtërore që te asnjëri dhe askund nuk mund ta gjesh.Përkrahjen e familjes e ke çdoherë,aty është vendi i parë në të cilin duhet të përqëndrohemi,nuk ka vend më të dashur se familja,çastet e para të jetës i përjetojmë me familjen e poashtu dhe hapat e parë. Një shtëpi e madhe dhe e vogël kanë shumë dallim nëse familjet në to nuk i kanë raportet e njejta.Ndoshta shtëpinë e ke të madhe por qetësia dhe ngrohtësia e familjes mungon,e këtë familje si mund ta quajmë ndryshe nëse nuk e kanë rehatin e duhur? Ndoshta e ke shtëpinë e vogël por madhësinë e ka mbrenda d.m.th. mbrenda personave që jetojnë në të e kjo mund të quhet familje.Kjo nuk do të thotë se në asnjë familje nuk ka probleme përkundrazi në secilën familje ka ndonjë problem,ndonjë brengë por mjafton dashuria e atyre personave që jetojnë bashk e të krijojnë raporte të mira me njëri tjetrin. Ehh,ku ka më bukur se kur në një familje mbizotëron lumturia,atëherë i ke pothuajse të gjitha që të nevojiten.
Comments