Babi im!
- Nesrine Iseni
- Apr 21, 2016
- 2 min read

Nuk do të mjaftojnë kurr fjalët për të shprehur dashurin për ty. I dashur Baba unë të kam treguar në çdo moment që të dua pafund,por sod do doja diqka te veçantë të mbushur me plot dashuri, çdo femijë do ndjehej i lumtur qe ka një baba si ti, ashtu siq ndjehem dhe unë. Ti ke ditur të përçosh tek ne një frymë të ngrohtë prindërore. Cdo ditë e jetës time ka qenë e lumtur dhe vazhdon të jetë e tillë... dhe a e din pse? Sepse ne rrugëtimin e jetës sime përkrah meje, njeriu që më ka shoqëruar gjithmonë, je ti i Dashuri Baba. Je i pakrahasueshëm dhe energjik,plot jetë,dhe në çdo moment rrezaton respekt,dashuri,mirësi,vlera dhe siç i thonë asaj fjalës "Të ka fal Zoti". Energjit e tua janë të pashtershme, nuk ke thënë kurr u lodha dhe nuk ke thënë kurr jo. Unë tani jam e rritur e kam kuptuar qe jeta jote ka qenë e mbushur me sakrifica, por fal besimit,punes dhe aftësis tënde ke arritur ketu ku je sod, dhe Zoti të ka shpërblyer dhe a e di ne cfarë??! Me thesarin më të çmuar në botë, të ka bekuar duke te dhënë një familje të mrekullueshme, plot jetë. Uroj që të jetosh sa më gjatë, të shohësh frytet e punës tënde të palodhur. Babi të premtoj se një ditë do të bej të ndjehesh krenar për mua, për vajzën tënde të vogël, që të donë sa e gjithë bota....E them unë krahasuar me dashurinë që e kam, për ty bota duket shumë e vogël. Të faleminderoj per gjithëçka që ke bërë dhe vazhdon te bësh për mua, për këshillat,mbështetjen,buzëqeshjet,falemnderimet që më bën te kaloj çdo ditë me buzëqeshje...!
Comments