Çfarë duam ne?
- Mirjeta Asani
- Apr 8, 2016
- 2 min read

Një ditë prej ditësh tek po realizoja një shëtitje pranverore e vetmuar , e keni parasysh një prej atyre shëtitjeve kur ndjehesh më mirë vetëm dhe je e shoqëruar nga heshtja yte dhe zhurma e hapave tua. Atë ditë isha e thelluar në mendime aq shumë saqë nuk verëja asgjë që kalonte pranë meje më pas u ndala në një cep për të pushuar dhe fillova te imagjinoja . Po sikur ta ndaja boten ne dy pjesë:
Njera pjese titullohet " Te ekzistosh sikur nuk ke jetuar aspak" ne te cilen ekzistojne njerez qe anojne vetem nga pesimizmi , persona te cilet nuk e dine kuptimin e se mires dhe s'dine te thone faleminderit , atje ku shikon fytyra te varura , atje ku te qash eshte dobesi dhe te qeshesh eshte mangsi , atje ku e thua ate qe do dhe e kuptojne ate qe duan . Nje bote ku hipokrizmi, egoizmi, mendjemadhesia, lakmia i kane tejkaluar vlerat dhe virtytet e dobishme.
Si dhe ne pjesen tjeter Bota me titull " Te jetosh sikur nuk ke vdekur kurre " . Ne te cilen mbizoteron dija,paqja dhe liria . Ketu sheh cdo njeri te buzeqeshur ne fytyre , sheh zemra te ngrohta dhe fytyra te lumtura , Ketu une dhe ti jemi te njejte , Ketu njerezit nuk perpiqen te eliminojne te semurin por semundjen . Ata e dine vleren e gjithckaje dhe e cmojne ate, ata edhe nje ndihmese me te vogel dine ti thone faleminderit dhe nuk e harrojne kurre. Ky eshte nje vend ku nuk neglizhohet nje person i trete nje vend i cili esht i permbushur me pune dhe vepra te cilet kane ndikuar ne krijimin e kesaj rrjedhe.
Keshtu qe u ndala dhe mendova . Erdha ne perfundim se secili do ta deshironte boten me te mire mirepo per te arritur kulmin e miresise dhe dobise duhet mund dhe vullnet. Por cfare bejme ne sot rrimje dhe presim sikur cdo gje do te rregullohet vete. Pertacia dhe mosmotivacioni ka arritur ne nivelin me te larte. Te gjithe ankohemi drejt gjithqkaje mirepo mesa duket askush nuk fillon te gjeje mangsi tek "uni" i tij. Kemi krijuar nje fenomen i cili gradualisht dita dites keqesohet. Eshte e lehte te mbushesh testin dhe te iu pergjigjesh pyetjeve deri ne fund mirepo kjo nuk do te thote se rezultati do te jete ashtu sic e duam pasi qe nevojitet pune dhe dije. Ne nese deshirojme te marrim ate qka duam nuk duhet te presim asnje cast mirepo ti perveshim kraht dhe tja fillojme punes
Kommentare