top of page

Aty ku skamja dhe mëshira jetojnë bashkë.

  • Maide Sinani
  • Oct 21, 2016
  • 2 min read

Ecja e vetmuar nëpër rrugët e qytetit tim si çdo herë qarkullimi i njerëzve nuk pushonte asnjë ditë ,shihja shumë të rinjë ..Vajza të veshura mirë ,telefona në duar të vitit aktual ,djem me vëth nëpër disa gjymtyrë ,ecnin kokën lartë me shumë krenari. Rrastësisht një fëmijë adoleshentit i afrohet dhe i kërkon lëmoshë,por ai nuk sheh gjendjen e vet por të varfërin e përqesh dhe e ul në nivel aq poshtë ,qesh me veshjen,mbathjen dhe fytyrën e tij ..Ahh I gjori largohet, e përmban veten. Drejtohet tek unë më thotë ke diçka për t'më dhënë ,ja ofrova disa cent në dorë ,filloi të buzëqesh e fytyra etij e papastër shkëlqente si dritë,më ngjasoi si një ëngjëll . Është I varfër ,pa strehë ,pa ushqim me orë të tëra ndoshta edhe ditë ,mirëpo ka moral ,sjellje dhe edukat .Këto e ushqejnë dhe e mbajnë në këmbë. Ka lagjje me shtëpi të rrënuara ku aty jetojnë njerëz të lumtur e me buzëqeshje në fytyrë,duke u ushqyer me dashuri , ndoshta nuk kanë pasuri por atë që kanë e japin nuk ngurojnë ,kanë mëshirë dhe janë të durueshëm me sfidat që I përjetojnë .Ndonjëherë provojnë fatin dalin në rrugë të kërkojnë lëmoshë por rrallë ndokush ua zgjat dorën ,ecin e ecin në restorantin që shohin të mbushur me njerëz që ngopen kurse ata I anashkalojnë sikurse macen kur ta shkelmojnë . Varfëria mund të godas çdo kënd në siuata të papritura, nuk do të thotë që gjatë gjithë jetës e ke të sigurtë ngopurinë tënde me para. Andaj duhet vlersuar gjendjen e tjetrit, e jo të nënçmohet apo të mbushim shpirtin me kënaqësi kur të shohim tjetrin se si zvarritet për të siguruar mbijetesë apo kafshatën e gojës.

Mëshira është një ndër dhuratat e çmueshme që duhet dhuruar nevojtarëve, asgjë nuk mbetet pa u kthyer. Mëshiro, se mundet që një ditë të kesh edhe ti nevojë për mëshirë.


 
 
 

Comments


Featured Posts
Check back soon
Once posts are published, you’ll see them here.
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square

2016 Grupi letrar i shkollës së mesme Arseni Jovkov

bottom of page