top of page

Jetoje momentin

  • Fitore Berisha
  • Feb 28, 2016
  • 1 min read

Pashë të shkruhej në një faqe të Facebook-ut.Dy fjalë të shkurta me bënë të mendoj për jetën dy orë të tëra.Dy orë me plot mendime që më vërtiteshin në kokë duke u munduar të gjenin vendin e tyre,si yjet në qiellin e pafund.Mendoja e mendoja po definicionin jetës nuk i'a gjeja askund.Mbase është një ënderr,ku i dihet?Një ëndërr fundi i së cilës është vdekja.Ëndërr ku ne vendosim të veprojmë si duam,ëndërr që e bëjme rrugë drejt së vërtetës apo gënjeshtër të ëmbël që na mashtron lehtë.E ç'bëjmë ne këtu,cila është vallë e vërteta?Ndoshta jemi vetëm personazhe që luajmë një rol në dramë.Të aktrojmë si dikush tjetër apo të jemi thjesht vetvetja,fundja është zgjidhja jonë,apo jo?Ne e dimë ç'është jeta, po po e dimë, jam e sigurtë,po ndonjëherë frigohemi t'ia pranojmë të vërtetën vetes,sepse provat qëna paraqiten përpara na duken të paarritshme.Mirpo duhet kujtuar se po i'u prish ashensori rrokaqiellit në të cilin ndodhesh ti do ngjisësh shkallët me orë të tëra nëse beson se e vërteta është atje lart ,e kur ta takosh atë gjithë dhimbja që të ndien këmbët e trupi deri sa u ngjite do zhduket sikur të mos e kishe përjetuar kurrë.


 
 
 

Comments


Featured Posts
Check back soon
Once posts are published, you’ll see them here.
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square

2016 Grupi letrar i shkollës së mesme Arseni Jovkov

bottom of page