top of page

Pranvera

  • Adelina Memedi
  • Mar 2, 2016
  • 2 min read

Cdo stine ka nje vecanti te sajen, ashtu si perendimi dhe lindja e diellit.Te shikosh nje bukuri qe te ngjall nje ndjenje, te zgjon nje kujtim, qe e ben nje enderr te lind, qe te kujton nje femijeri qe nuk do te kthehet asnjehere, qe vizaton nje buzeqeshje edhe ne fytyren me te merzitur, dicka qe nuk mund te blejne as thesaret e gjithe botes, eshte ajo pranvera qe ben shpresen te lind perseri, pas dimrit acarues qe ngriu gjithcka rreth saj,ajo ka fuqine ti shkrije te gjithe akullat dhe te nxjer ne pah nje bukuri te mahnitshme. Pranvera eshte nje mundesi e re per te gjithe,nje bukuri qe te ben te dashurohesh nje here me shume me gjithcka perreth teje, ku cdo lule ka nje tregim te bukur per te treguar, nje pronar qe eshte dashuruar ne te qe ne shikim te pare. Ne ate kohe sikur toka shendrohet ne nje poet, qe shkruan ne menyren me te bukur per dashurine e tij te pare.Vargjet me te bukura qe rjedhin nga zemra e nje femije te dashuruar. Dielli pranveres eshte si nje shikim I ngohte I nenes kur eshte krenare me ty, si nje buzeqeshnje e bukur e nje femije qe veshtiresite e jetes e kishin pjekur shume heret, si nje vuajtje qe shendrohet ne sukses. Eshte nje e kohe ne vit kur cdo pjese e trupit tend deshiron te kercen dhe shpirti jot deshiron te kendon kengen me te bukur, ku cdo lule kompleton nje pikture te nje piktori qe besonte ne vetvete qe nga fillimi. Cicerima e zogjve eshte nje himn I lumturise qe lumturon zemrat e te riturve dhe te vegjelve, qe ngjall shpresat qe ishin shuar ne terrin e nates. Aroma pas shiut te pranveres eshte si nje kujtim nga nje jete e kaluar, kur asnjeri nga nuk e mban mend, eshte vetem nje ndjenje qe nuk largohet asnjehere nga ne.Dicka qe duhet jetuar ne moment sepse ndonjehere behet vone, ashtu sic kaloi dimri para pranveres dhe I erdhi radha te shkoje, ashtu edhe pranvera ka te njetin fat.Ajo nuk mund te zgjase pergjithmone por jep gjithcka nga vetja,sheron syte me bukurine e saj, dhe zbut zemrat me ngohtesine e saj. Eshte nje e kohe e bukur dhe e mrekullueshme ne te njejte kohe.Jane detajet e vogla qe e bejne te vecante, cdo lule qe lulezon eshte si nje fjale e vogel dhe e bukur, ku mijera lule e formojne nje roman qe nxit lexuesit te mos ngopen nga fjalet e bukura te tij. -Cdo lule ne qytet te tregon pranveren duke ardhur.Por ndonjehere nje shi I ftofte do ta mer perseri ate pranvere te bukur, duket sikur nuk do te kthehet asnjehere,te humbesh perseri nje stine nga jeta jote.Kjo eshte koha me e merzitshme ne qytet, ku cdo gjeth qe bie nga druri eshte si nje pjese e natyres qe po vdes, eshte si nje njeri I ri te vdes pa ndonje arsye. Po shpresa se pranvera do te vije perseri dhe do te shkrije lumin pasi te jete ngrire, do te jete gjithmone aty. Se fundi gjeja me e bukur qe mund te kete kjo bote, eshte padyshim se gjithmone do te kete me shume pranvera.


 
 
 

Comentários


Featured Posts
Check back soon
Once posts are published, you’ll see them here.
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square

2016 Grupi letrar i shkollës së mesme Arseni Jovkov

bottom of page