top of page

Fati i femrës shqiptare

  • Emine Demiri
  • Mar 13, 2016
  • 2 min read

Dialog

-Drita: Mami,mami,oj mami e kam nje lajm shume te mrekullueshem.

-Nena:Kujdes bija ime c'eshte tere kjo energji keshtu?

-Drita:Oj mami, kam fituar bursen, tani do te mund qe te shkoj e te shkollohem.Oh sa e lumtur qe jam.

-Nena: Ah bija ime e pafat po si tja bej nena ne kete kohe te veshtire.

-Drita:Mami,mua me the dicka?

-Nena: Jo bija ime po flisja ashtu kot se koti me veten time.

-Drita: Po o mami a nuk je e lumtur une tani me do te mundem qe te ja arrij qellimit tim, do te behem nje avokate e sukseshme do e shohesh mami i gjith fshati do te krenohet me mua.

-Babi:Cfare po ndodh ketu, Drita vrapo me sjell ca buk , pastromi kepucet se do te shkoj te luaj kumar.

-Nena: Zoteri dua te te tregoj dicka.

-Babai: Bjeri shkurt zonje se nuk kam kohe.

-Nena: Zoteri Drita e kishe fituar bursen ajo deshiron qe te shkoje te shkollohet.

-Babai: Mos llomotit oj grua neser ne mbremje do te vijne ta kerkojne Driten per djalin e Hysniut.

-Nena: O Zot i madh si mund te ndodh dicka e tille Drita ende eshte femije,ajo ende mendon qe te shkoje ne shkolle.Oh qfare do te bej une e mjera si ti tregoj un Drites?

-Drita: Mami, une degjova gjithcka mirepo nuk eshte aq e lehte qe te me martojne mua.Une ose do te shkollohem ose nga kjo shtepi vetem e vdekur do te dal.

-Babai:Mbylle gojen moj e pafytyre.Do te shkolloheshka zonja nuk e mendon se si neser do te vijne ta kerkojne per nuse dhe pas nje jave do te kemi darsem.

~ Lindi dielli, ishte dite e hene , nje dite shume e zbehte, por valle cka i kishte ndodhur diellit qe nuk po shkelqente ? Perse degjoheshin vetem te qajtura te ndryshme? Valle cka kishte ndodhur? Perderisa kaloja prane deres se shoqes time Drites pash shume njerez ne shtepine e saj.Isha shume kureshtare se qfare po ndodhte dhe u afrova ngadale, por ate qe po e shihnin syte e mi zemra ime nuk e besonte dot.Nga porta dilte nje arkivol i mbuluar me shallin e Drites . Ne ate moment zemra mu be gurr dhe fillova te qaj, ajo ishte shoqja ime e femijerise ne bashk u ritem me Driten , ne bashke do te shkolloheshim .Doja qe te shkoja e ta perqafoj fort dhe ti them se shum e dua por ishte e kote kembet e mia mbeten te ngulitura dhe nuk po leviznin. Ah moj koh e mallkuar , a thua valle do te ndryshosh ndonjehere , a thua do te mundet te pakten qe motra ime e vogel te shkollohej sepse une .... une e kuptova se fundi im do te ishte sikur i Drites.


 
 
 

Comments


Featured Posts
Check back soon
Once posts are published, you’ll see them here.
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square

2016 Grupi letrar i shkollës së mesme Arseni Jovkov

bottom of page