Të jesh i fortë edhe atëherë kur...
- Nile Toçi
- Mar 15, 2016
- 1 min read

Çdo krijesë e lindur, gjatë jetës së vet përjeton ndjenja të këndshme të cilat në vete mbajnë gëzimin dhe ndjenja pikëlluese të cilat shoqërohen me lot. Loti del nga syri, atëherë kur brendësia jonë është e stërmbushur me pikëllim e mërzi, dhe nuk ka ku të shpërthej tjetër veqse në jashtësinë tonë. Të qash nuk do të thotë se ti je dorëzuar dhe nuk je më i fortë, përkundrazi ti je i fortë nëse me atë të qarë mundohesh të durosh dhe më pas të shpërblehesh. Me një fjalë, me lotët tu të krijosh një det të tërë dhe për ta kaluar atë det të mësosh se si notohet. Por për fat të keq ka edhe nga njerëzit të cilët me lotët e tyre kanë krijuar det por me pavetëdije janë përmbysur në të... Pra, durimi është thesar të cilin po e pate do ta kuptosh se je shumë i pasur. Është shpatë e mprehtë që nuk pret, ushtri që nuk mposhtet dhe kala që nuk rrëzohet dot. Durimi të bën të kuptosh se ti nuk duhet te kapesh vazhdimisht pas diqkaje që të mundon por të vazhdosh jetën i qetë duke shpresuar se ai mundim nuk do të zgjasë përgjithmonë. Andaj le t'ia mësojmë vetes durimin, ashtu që vetja të na mësoj se si të sillemi në gjendje të vështira. Ta përmbajmë veten nga veprat e këqia, ashtu që vetja të na tregojë se cilat janë veprat e mira. E padyshim se kush duron dhe fal, ai ka virtytin më të lartë.
Comments