Ëndërrat e parealizuara të një adoleshenteje.
- Albana Bajrami
- Mar 20, 2016
- 2 min read
-Në një shtëpi të vogël jetonte një famijle të cilët ishin tre anëtarë babai,nëna dhe vajza 14 vjeçare.Kjo vajzë vuajti shumë bashk me nën

ën e saj nga malltretimet e babait pasi që konsumonte alkoolin,ai kishte një shoqëri të keqe të cilët nuk ia dëshironin të mirën.Kjo vajzë prej në fëmijëri çdo natë qëndronte e strukur në tehet e shtëpisë pasi që britmat e babait të vet nuk mundej ti duronte,kur nënën e saj e qortonte ajo nuk mund ta shikonte aq te mërzitur.Kështu dita e ditës vajza po rritej dhe filloi të kuptojë shumë gjëra,ajo ishte një vajzë e urtë,e edukuar dhe mësonte shumë,e kishte një shoqe të ngushtë por babai i saj nuk e lejonte të shoqërohej me të, ato shiheshin vetëm në shkollë dhe ato i ndanin të gjitha përjetimet,ndjenjat së bashku, ajo vajzë e kishte një ëndërr që kur të rritej te bëhej një arkitekte e shkëlqyer,të punonte shumë por a mundi kjo vajzë te realizojë ëndërrën e vet. -Një natë kur babai i saj erdhi në shtëpi përsëri i dehur ajo e mllefosur dhe e lodhur nga britmat e tij për çdo natë i tha "Babi eja të bisedojmë pak sepse kam disa fjalë për ti thënë" ai ia ktheu menjëherë me nxitim "Çfarë përsëri do t'më kërkosh që të qëndrosh bashkë me atë shoqërinë tënde të shpifur".Ajo u nxeh shumë bërtiti e i tha "Mjaft më nuk të duroj dot kështu duke më fyer shoqërinë time,ti shikoje njëherë shoqërinë tënde të cilët bashk me ty kanë rënë në nivel aq të ulët saqë nuk dua të ju shoh,ti për çdo natë vjen i dehur në shtëpi a çdoherë ne do kalojmë kështu a kësaj i thuhet familje a kështu jetohet edhe unë jam si të tjerët unë lakmoj shokët në shkollë kur tregojnë për qetësinë dhe familjen e tyre edhe unë jam njeri si ata edhe unë dua të jetoj kështu si ata po ja që ti nuk ma mundësove,a nuk të vjen turp aspak që vajza jote të jep këshilla se si jetohet".Babai i saj e uli kokën ndërsa vajza me vrap e duke qarë doli nga shtëpia duke vrapuar rrugës përballë i doli një kamion i madh me drunjë dhe ndodhi një aksident vajza e gjorë vdiq,e kur policia lajmëroi familjen e saj u tronditën shumë poashtu nëna kur dëgjoi për këtë pësoi infarkt në zemër,vdiq edhe ajo.Babai kur i sheh të dyja të vdekura pendohet për ato që i ka bërë por ishte shumë vonë. -Pra ne ia dimë vlerën të tjerëve pasi i humbim ata.
Comments