top of page

Durimi

  • Emine Demiri
  • Mar 25, 2016
  • 1 min read

Kalova jetën në mirësi,

pyeta mendjen për dituri,

vizitova vende për mrekulli,

po askund nuk gjeta qetësi.

Durimi është shtyllë e suksesit,

dhe elitë e lartë e universit.

dritë e çmuar për çdo njeri,

socializim primar për cdo fëmijë.

Duro vetëm duro, dhe kurrë mos nënshtro,

mos shiko fillimin,por në fund triumfo.

Një minutë durim,100 vjet paqe,

si ilaç i shejtë per secilën telashe.

Duro edhe atëherë kur fati s'të buzëqeshë,

përballo gjithçka si një luaneshë.

Nëse durimi hesht , zemra të lëndohet,

por njeriu i mençur askujt si nënshtrohet.

Si një lule ne shkretëtirë,

që shkëlqen si zanafillë,

e ata që nuk e praktikojnë,

janë të humbur përgjithmonë.


 
 
 

Comments


Featured Posts
Check back soon
Once posts are published, you’ll see them here.
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square

2016 Grupi letrar i shkollës së mesme Arseni Jovkov

bottom of page