Pranvera
- Anisa Shabani
- Mar 27, 2016
- 1 min read

Kjo stinë është gjallëri,jetë,rilindje për gjallesat.
Gjithëçka pothuajse rifillon jetën e re.
Prej mëngjeseve të dimrit vijnë mëngjeset e pranverës ku dëgjohen cicërrimat e zogjve.
Dielli me rrezet e tij më ngroh zemrën me kënaqësi.
Me sytë tanë në fshat shohim lisat e gjatë, shtëpitë e vogla, bilbilat kur këndojnëme zërin e tyre të ëmbël.
Fillojnë të çelin lulet e mbi to dalin bletat për të punuar e mbledhur nektar për mjaltë.
Kur çel pranvera me ngjyrat e saj të hareshme gëzohet njerëzimi dhe rrezojnë fytyrat e lumtura fëmijërore.
Dhe bujku nis lëvron arën me traktor.
Qielli dalë nga dalë po i përzë mjegullat dhe lind ngjyra e kaltër kur bie mbi lumenj e liqene.
Në breg kënga e pulëbardhave jehon shumë bukur.
Tringjëllojnë zilet e qingjave kur bariu i bie fyellit të tij me plot melodi.
Kjo stinë është shenjë e lumturisë dhe e të mirave!
Comentarios